top of page

AKSIDENT mëngjesin e sotëm, përplasen dy makina/ Pl*goset një person

3 hours ago
1 min read

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit Memorial.


Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga Gabriel Çuni, u përplas me një automjet tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ishte Alfred Sinani.


Nga aksidenti pësoi dëmtime pasagjeri i automjetit “Audi”. Pas përplasjes, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk rrezikon jetën.


Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale.


Hetuesit po mbledhin të dhëna për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page