top of page

AKSIDENT/ Drejtuesi i biçikletës përplaset nga një automjet dhe dërgohet në spital

1 hour ago
1 min read

Një aksident rrugor është shënuar në qytetin e Lushnjës, ku një biçiklist është përplasur me një automjet tip “Mercedes-Benz”.


Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është identifikuar si Josif Pane. Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page