top of page


Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit apo shkaqet që kanë çuar në përplasjen. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë
2 days ago


U nda nga jeta në Janinë/ Kush ishte At Kristo Papa, prifti që la gjurmë
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e 22 shtatorit nga Janina, ku është ndarë nga jeta At Kristo Papa, një prej figurave të respektuara të komunitetit ortodoks të Sarandës dhe zonës përreth. At Kristo Papa ishte prifti i parë që shërbeu në qytetin e Sarandës pas rënies së regjimit komunist, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ringritjen e jetës fetare pas dekadave të ndalimit të besimit. Ai lindi në vitin 1938 në fshatin Aliko. Studimet i kreu në Shkollën Pedagogjik
2 days ago


Sherri për një vajzë kthehet në tragjedi/ 15-vjeçari vd*s nga goditja me th*kë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Marsbergut në Gjermani, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë gjatë një konflikti. Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, viktima, i identifikuar si Brian, u përfshi në një përleshje me dy të rinj, një shqiptar dhe një grek. Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu, 23 vjeç, dhe shtetasin grek Alex Olntasi, 22 vjeç, të cilët dyshohen në lidhje me ngjarjen. Sipas të dhënave të rap
2 days ago


Lajm i trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku që u shërbeu për vite pacientëve
Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Përmeti, ku është mësuar ndarja nga jeta e neurologut të njohur, Dr. Kiço Stefanidhi, në moshën 71-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë publik përmes reagimeve prekëse të publikuara në rrjetet sociale, ku kolegë, miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut që për vite me radhë i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përmetit dhe komunitetit. “Lamtumirë Dr. Kiço Stefanidhi”, shkruhet në një prej reagimeve, ku vlerësohet kontributi
2 days ago


“Arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra/ çfarë po heton SPAK ndaj shefes së SHISH
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vendosur pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas kërkesës së SPAK. Masa është marrë në kuadër të një fraksioni të hetimeve që lidhen me dosjen “AKSHI”. Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle edhe në banesën e Hysenit, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në vendimin e GJKKO-së. Sipas raportimeve të publikuara gjatë ditës, Hys
2 days ago


E përndoqi, dh*noi dhe kërc*noi ish-të dashurën, pranga 33-vjeçarit, iu vu pas edhe punëdhënësit të saj
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për përndjekje, dhunim dhe kanosje. Sipas policisë, 33-vjeçari ka përndjekur për rreth dy muaj ish të dashurën e tij. Ai gjithashtu dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, e ka dhunuar dhe e ka kanosur, ngjarje që është shënuar më datë 17 shtator. Po ashtu, i riu ditën e djeshme ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish partneres me qëllim që ta hiqte atë nga puna. “Arrestohet një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 mua
2 days ago


LAJMI FUNDIT/ Konflikt mes nxënësve në vend. 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit
Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në Krumë të Kukësit ka përfunduar me lëndimin e një 17-vjeçari. Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, ndërsa policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj bashkëmoshatarit të tij, i cili dyshohet se e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës. “Krumë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për një 17-vjeçar. Dje paradi
2 days ago


Ilir Butka e akuzoi rëndë "me retorikë harbute", regjisori Mevlan Shanaj godet me reagimin: Më thoni NJË VEPËR TË VETME që ka bërë ky person?! (DEBATI MES ARTISTËVE)
Regjisori i njohur Mevlan Shanaj i është përgjigjur sot akuzave të kolegut Ilir Butka, drejtor i Festivalit të Filmit, i cili dje e akuzoi rëndë përmes një shënimi në rrjetet sociale. Ai i quante deklaratat e Shanaj për Festivalin e Filmit "retorikë harbute" dhe e akuzonte se nuk kishte kthyer paratë për filmat që duhet të realizonte. Përgjigja e aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj është e drejtpërdrejtë dhe përmes një pyetje retorike, ai kërkon që të publikohet një vepër e
2 days ago


Kthesë e fortë e motit, meteorologia Porja: Priten rrebeshe dhe stuhi në fundjavë
Ditëve të nxehta duket se po u vjen fundi, ndërsa vendi pritet të kalojë në kushte tipike të vjeshtës, me temperatura më të ulëta dhe rikthim të reshjeve. Meteorologia Lajda Porja tha se ndryshimi i motit do të ndihet gjatë 10-ditëshit të fundit të shtatorit. Sipas saj, reshjet ishin të pranishme që pasditen e djeshme, kryesisht në gjysmën lindore të Shqipërisë, ndërsa pritet të preket edhe Tirana. “Po do përjetojmë më në fund edhe ne tani disa ditë vjeshte. Duke filluar që n
2 days ago


Të shtëna në një shkollë, 11 të plagosur/ Ndalohet një 15-vjeçar
Të paktën 11 persona u plagosën nga të shtënat jashtë një shkolle në provincën Manisa. Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, ndërsa autoritetet kanë ndaluar një 15-vjeçar të dyshuar për sulmin... Policia turke ka ndaluar një 15-vjeçar pasi të paktën 11 persona u plagosën nga të shtënat me armë jashtë një shkolle të mesme në provincën perëndimore të Manisës. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Sulmuesi hapi zjarr të martën në mëngjes dhe më pas u largua nga ve
2 days ago
bottom of page
