E përndoqi, dh*noi dhe kërc*noi ish-të dashurën, pranga 33-vjeçarit, iu vu pas edhe punëdhënësit të saj
47 minutes ago
1 min read
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për përndjekje, dhunim dhe kanosje.
Sipas policisë, 33-vjeçari ka përndjekur për rreth dy muaj ish të dashurën e tij. Ai gjithashtu dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, e ka dhunuar dhe e ka kanosur, ngjarje që është shënuar më datë 17 shtator.
Po ashtu, i riu ditën e djeshme ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish partneres me qëllim që ta hiqte atë nga puna.
“Arrestohet një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën, të cilën, më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur. Dje, dyshohet se 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna”, njofton policia.
“KORÇA BOOM”
















