top of page

E RËNDË/ Dy vetëvr*sje brenda natës, ndërrojnë jetë dy persona

53 minutes ago
1 min read

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në vend. Një 36-vjeçar dhe një 48-vjeçar i kanë dhënë fund jetë duke u hedhur nga banesë.


Një prej ngjarjeve raportohet në orët e para të mëngjesit të ndodhur në Tiranë, në Allias, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.


Gjithashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kavajë, në Golem. Mësohet se 48-vjeçari shtetas belg është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


Njoftimet e policisë:


Kavajë/Informacion paraprak


Më datë 21.09.2026, rreth orës 20:00, në Golem, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"


bottom of page