top of page

Sherri për një vajzë kthehet në tragjedi/ 15-vjeçari v*es nga goditja me th*kë

55 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Marsbergut në Gjermani, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë gjatë një konflikti.

Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, viktima, i identifikuar si Brian, u përfshi në një përleshje me dy të rinj, një shqiptar dhe një grek.


Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu, 23 vjeç, dhe shtetasin grek Alex Olntasi, 22 vjeç, të cilët dyshohen në lidhje me ngjarjen.

Sipas të dhënave të raportuara nga “Bild”, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një vajze, e cila besohet se i kishte një borxh prej 200 eurosh njërit prej të dyshuarve.


Dy të rinjtë dyshohet se i kanë kërkuar vajzës kthimin e parave dhe kanë ushtruar presion ndaj saj. Në këtë moment, 15-vjeçari Brian dhe një shok i tij kanë ndërhyrë për ta mbrojtur.

Situata më pas ka përshkallëzuar në dhunë. Brian dyshohet se është goditur me thikë dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë në fytyrë.


Policia gjermane ka publikuar fotografitë e dy personave të kërkuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e tyre të kontaktojnë autoritetet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa dy të dyshuarit janë ende në kërkim.

Burimi: “Bild"

“KORÇA BOOM”


bottom of page