top of page

Lajm i trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku që u shërbeu për vite pacientëve

56 minutes ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Përmeti, ku është mësuar ndarja nga jeta e neurologut të njohur, Dr. Kiço Stefanidhi, në moshën 71-vjeçare.


Lajmi i hidhur është bërë publik përmes reagimeve prekëse të publikuara në rrjetet sociale, ku kolegë, miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut që për vite me radhë i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përmetit dhe komunitetit.

“Lamtumirë Dr. Kiço Stefanidhi”, shkruhet në një prej reagimeve, ku vlerësohet kontributi i tij shumëvjeçar në shërbim të pacientëve.


Dr. Stefanidhi kujtohet si një mjek i përkushtuar, një koleg i respektuar dhe mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe. Për pacientët e tij ai ishte një figurë e besueshme dhe njerëzore, ndërsa për kolegët një profesionist që la pas respekt dhe mirënjohje.


Kontributi i tij ndër vite do të mbetet pjesë e historisë së Spitalit të Përmetit, ndërsa kujtimi i tij pritet të jetojë gjatë te pacientët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.


Ndarja nga jeta e Dr. Kiço Stefanidhit ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin e Përmetit, i cili humbi një prej mjekëve të njohur dhe të respektuar të qytetit.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

“KORÇA BOOM”


bottom of page