Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital
3 minutes ago
1 min read
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit apo shkaqet që kanë çuar në përplasjen.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë informacion në lidhje me aksidentin.
“KORÇA BOOM”
















