Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës publikon vendimin e ri
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të premte, më 30 tetor, në orën 15:00.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 218 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa për tregtimin me shumicë kufiri është përcaktuar në 206 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 167 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e hidrokarbureve.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve.
Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, me synimin për të mbikëqyrur çmimet dhe për të mbrojtur konsumatorët.
“KORÇA BOOM”
















