Studentët drejt krijimit të një lëvizjeje të re politike? Ja kush kryeson në listën e emrave
Pas disa muajsh protestash dhe zhvillimeve të fundit në Tiranë, po shfaqet një nismë e re për organizimin e një përfaqësimi qytetar me karakter politik.
Përmes platformës “Lista Studentore”, qytetarët kanë nisur të propozojnë dhe të votojnë emrat që dëshirojnë të shohin si përfaqësues të kësaj nisme.
Në renditjen e publikuar deri më tani, në krye qëndron gazetari Osman Stafa, i ndjekur nga gazetari Marin Mema dhe aktori Florjan Binaj.
Sipas raportimit të Alt Media, platforma është një iniciativë qytetare dhe nuk përbën një listë zyrtare zgjedhore apo parti politike.
Në të janë propozuar emra nga fusha të ndryshme, mes tyre gazetarë, artistë, pedagogë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Nisma vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë dhe në skenën publike po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e krijimit të një forme të re përfaqësimi politik në Shqipëri.
Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kjo platformë do të shndërrohet në një lëvizje të organizuar dhe çfarë hapash do të ndërmerren në vijim.
“KORÇA BOOM”
















