top of page

Shi, shtrëngata dhe rrufe/ Si parashikohet moti këtë të shtunë

4h
1 min read

Vendi ynë pritet të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat herë pas here do të alternohen me kthjellime.


Sipas parashikimit meteorologjik, që në orët e para të ditës priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.


Në zonat malore, reshjet parashikohen të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike.


Sa u përket temperaturave, në Tiranë termometri do të luhatet nga 13 në 17°C, në Durrës nga 11 në 17°C, ndërsa në Shkodër nga 8 në 16°C.


Në Elbasan temperaturat do të variojnë nga 12 në 18°C, në Berat nga 10 në 18°C dhe në Fier nga 12 në 19°C.

“KORÇA BOOM”


bottom of page