top of page

DEVOLLI sot në 17:30! Përballë Skënderbeut U-19, ja të gjitha miqësoret e planifikuara

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Devolli po vijon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa tashmë ka nisur të qartësohet edhe kalendari i ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë skuadra gjatë fazës përgatitore.


Deri në këto momente, zyrtarisht janë konfirmuar dy miqësore. E para do të luhet pikërisht sot, në orën 19:30, në Bilisht, ku Devolli do të përballet me Skënderbeun U-19.


Ndërkohë, më 19 gusht, Devolli do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Besëlidhjes.


Por kalendari pritet të pasurohet edhe më tej. Nga sa mësohet, Devolli po planifikon edhe tre ose katër takime të tjera miqësore, të cilat do t’i shërbejnë skuadrës për të testuar grupin dhe për të konsoliduar formacionin përpara startit të sezonit të ri.


Për Devollin, këto sfida do të jenë një mundësi e mirë për të parë në fushë gjendjen e ekipit dhe për të bërë provat e fundit në kuadër të përgatitjeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page