top of page

Disiplina godet Vorën pas ndeshjes me Skënderbeun, mbyllet stadiumi/ E pëson keq edhe drejtori

12 hours ago
4 min read

Vora ka marrë një seri masash ndëshkimore pas episodeve në ndeshjen me Skënderbeun. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur dy ndeshje pa tifozë, gjobë prej 200 mijë lekësh, ndërsa drejtorit Bazion Tragaj i janë shtuar edhe 10 ndeshje pezullim për sjellje të dhunshme. Paralajmërim ka marrë edhe trajneri Arian Bellai...


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet për javën e pestë të Abissnet Superiores dhe Vora ka marrë disa nga masat më të rënda pas përballjes me Skënderbeun.


Sipas vendimit të publikuar nga FSHF, stadiumi i Vorës do të qëndrojë i mbyllur për tifozët në dy ndeshje, ndërsa klubi është gjobitur me 200 mijë lekë.


Masat nuk ndalen vetëm te klubi. Drejtori Bazion Tragaj, i cili nuk duhej të ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen kundër Skënderbeut, ka marrë edhe 10 ndeshje të tjera pezullim. FSHF e lidh masën me sjelljen e dhunshme të zyrtarit të Vorës.


Komisioni ka paralajmëruar gjithashtu trajnerin Arian Bellai për mosrespektimin e detyrimit për t'u paraqitur në intervistën pas ndeshjes.


Masat e marra nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës:


KF Vora, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.


Zyrtari i KF Vora, Arian Bella, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.


Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 06, datë 17.09.2026, në bazë të neneve 14/1/h dhe 29/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë si dhe 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.


Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 06, datë 17.09.2026.


Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Vora ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.


KF Kukësi, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.


Zyrtari i KF Kukësi, Fundim Dollaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Lojtari i KS Kastrioti, Oresti Kasmollari, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.


KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.


FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.


KF Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore Vajza, kundër KF Egnatia Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


Lojtari i KF Gramshi, Fadil Meta, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


KF Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.


Zyrtari i FK Apolonia U-18, Santiliano Dule, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Zyrtari i FK Partizani U-15, Kristiano Halo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.


Lojtari i FC Dinamo City U-18, Vasil Shupli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Lojtari i KF Vora U-16, Brendon Shkëmbi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Lojtari i Apollo FC U-16, Gerjon Arbri, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Sipas vendimit, përsëritja e kësaj sjelljeje mund të sjellë masa të tjera disiplinore ndaj trajnerit.


Kështu, episodet e ndeshjes me Skënderbeun i kushtojnë Vorës në disa drejtime njëherësh: dy ndeshje pa praninë e tifozëve, 200 mijë lekë gjobë dhe një tjetër pezullim të gjatë për drejtorin Bazion Tragaj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page