top of page

Dueli me Serbinë në prag, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares shqiptare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë fitoren me patjetër përballë këtyre të fundit në sfidën e tretë të kualifikueseve të Kupës së Botës.


6 ditë përpara kësaj sfide të rëndësishme, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka takuar disa prej lojtarëve të Kombëtares. Ministri Balla është takuar me Dakun, Hoxhën, Pajazitin, Ismajlin dhe Ramadanin.


“Kafe me dardanët e kombëtares sonë kuq e zi”, ka shkruar Balla në faqen e tij zyrtare, teksa shihet duke pirë kafe me djemtë e kombëtares sonë.




“KORÇA BOOM”



bottom of page