top of page

Dy prej anëtarëve të jurisë janë të konfirmuar/ A do ta shohim Brikena Selmanin në këtë emision?

  • May 9
  • 1 min read

Sezoni i shtatë i emisionit “She’s On Top” pritet të nisë transmetimin shumë shpejt në ekranin e madh të Top Channel, duke sjellë një tjetër edicion të mbushur me surpriza, emocione dhe prurje të reja. Deri më tani, i vetmi emër i konfirmuar zyrtarisht për këtë sezon është ai i moderatores, Sara Gjordeni, e cila ka premtuar një format të freskët dhe plot dinamika për publikun.


Ndërkohë, në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” në Top Channel, moderatori Ed Manushi ka zbuluar disa detaje të reja rreth përgatitjeve të programit dhe përbërjes së jurisë, e cila mbetet ende në proces finalizimi.


I pyetur nga Ronaldo Sharka mbi zërat që qarkullojnë se Brikena Selmani mund të jetë pjesë e jurisë, Manushi u tregua i rezervuar, duke mos dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë:


“Asgjë nuk është e konfirmuar, jemi në tentativa të forta sepse ka personazhe të rëndësishëm të këtij edicioni por edhe të edicioneve të tjera. Jemi në periudhë tratativash dhe vendosjesh.”


Ai shtoi gjithashtu se përbërja e jurisë është ende në diskutim, por një pjesë e saj tashmë është e sigurt:


“Një gjë është e sigurt, që dy prej anëtarëve të jurisë janë të konfirmuara, po presim edhe dy ditë që t’i shpallim.”


Me këtë deklaratë, interesimi për sezonin e ri të “She’s On Top” është rritur edhe më shumë, duke lënë publikun në pritje të emrave të plotë të jurisë dhe surprizave që pritet të sjellë ky edicion i ri.

"KORÇA BOOM"


bottom of page