top of page

E FUNDIT/ Paulo Estrela largohet nga Skënderbeu, vendimi i papritur për të ardhmen

  • 21 hours ago
  • 1 min read

Paulo Estrela mund të konsiderohet tashmë një ish-futbollist i Skënderbeut. Mesfushori portugez ka mbyllur aventurën me korçarët dhe do të vijojë karrierën te Flamurtari, duke u rikthyer kështu në Vlorë.


Estrela iu bashkua Skënderbeut në janar të vitit 2025, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2027.


Megjithatë, në periudhën e fundit 27-vjeçari nuk ishte më në planet kryesore të stafit teknik të Skënderbeut dhe mundësitë e tij për të pasur minuta në fushë ishin të kufizuara. Për këtë arsye, vetë futbollisti kishte shfaqur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re.


Destinacioni i tij i radhës do të jetë pikërisht Flamurtari, një klub që Estrela e njeh mirë.


Rikthimi në Vlorë merr një tjetër dimension, pasi mesfushori kishte kaluar më herët te Skënderbeu nga Flamurtari, një lëvizje që në atë kohë ishte shoqëruar edhe me debate.


Tashmë palët kanë marrë rrugë të ndryshme dhe Estrela do të rikthehet te Flamurtari, ku do të kërkojë të rifitojë hapësirat dhe vazhdimësinë në fushën e lojës.


Për Skënderbeun bëhet fjalë për një tjetër ndryshim në organikë, ndërsa për Estrelën është një mundësi për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page