top of page

EKSKLUZIVE/ Tashmë është e mbyllur. Baba Hamadu Musa te Skënderbeu!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Nuk ka më mëdyshje, ganezi që zbuloi portali ynë është zyrtarisht pjesë e Skënderbeut dhe tashmë është mësuar edhe emri i tij. Baba Hamadu Musa është përforcimi i parë veror i Skënderbeut dhe sulmuesi vjen nga Gana për të veshur për herë të parë në karrierën e tij fanelën e Skënderbeut.


23-vjeçari vjen nga kampionati ganez i futbollit dhe ka luajtur me skuadrën e FC Samartex. Themi që gjithçka është e mbyllur pasi sulmuesi nga Gana tashmë është konfirmuar edhe nga transfermarkt si pjesë e Skënderbeut, madje zyrtarisht data është 1 gusht 2025, ditë që Musa ka edhe kontratën me Skënderbeut.


Po sipas transfermakt Musa vlen 150 mijë euro dhe vjen për herë të parë në Europë, aq më tepër me Skënderbeun. Tashmë pritet zyrtarizimi i datës kur Baba Hamadu Musa do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka, ndërkohë që roli i tij si pykë në sulm e bën edhe më të fortë Skënderbeun në vijën e parë.


Kujtojmë që në vijën e parë të sulmit Skënderbeu ka emra të tillë si, Bismark, Nasr dhe Ardit Nikaj, gjithmonë nëse të tre do të jenë pjesë e skuadrës pa ndonjë shitje të mundshme dhe me ardhjen e Musa numri i sulmuesve shkon në katër.


Suksese ganezit me fanelën e Skënderbeut!


“KORÇA BOOM”


bottom of page