Finalja e BBV më 18 prill/ 4 finalistët në garë për çmimin e madh 100 mijë euro
- 7 hours ago
- 1 min read
Në spektaklin “prime” të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP Albania”, u përcaktuan katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas vendimit të publikut, në finalen e 18 prillit do të përballen Selini, Mateo, Miri dhe Rogerti.
Vendimi erdhi pas një përballjeje mes Brikenës dhe Rogertit, ku publiku votoi që ky i fundit të siguronte vendin në finale. Ndërkohë, gara përfundoi përfundimisht për dy banorë: Shëndritin dhe Brikenën, të cilët u eliminuan gjatë spektaklit.
Mbrëmja u shoqërua edhe me momente emocionale për Brikenën, e cila festoi 26-vjetorin e lindjes brenda shtëpisë. Ajo mori një letër nga familjarët, ku shprehej krenaria për rrugëtimin e saj në këtë format.
Finalja e madhe e “BBVA” do të mbahet më 18 prill, ku katër finalistët do të konkurrojnë për çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh.
“KORÇA BOOM”
















