Flamurtari e bën zyrtare, mesfushori i afruar me bujë nga Skënderbeu bëhet pjesë e vlonjatëve/ Konfirmohet lajmi i "Korça Boom”
- 17 hours ago
- 1 min read
Mesfushori portugez Paulo Estrela është përforcimi më i ri i Flamurtarit, që ka zyrtarizuar sot firmën me lojtarin.
Lajmi i sotëm i “Korça Boom” paraditen e sotme zyrtarizohet edhe nga klubi i vlonjatëve, teksa mesfushori më i mirë i Skënderbeut sezonin e kaluar, Paulo Estrela, vishet kuqezi.
Ashtu siç ishte bërë e ditur më herët, lojtari, i cili kishte mbyllur kontratën dyvjeçare me Skënderbeun, ishte në kërkim të një ekipi të ri. Pas negociatave mes palëve, Estrela ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe sot ka firmosur me vlonjatët, të cilët e kanë prezantuar si afrimin më të fundit të skuadrës së drejtuar nga Oltijon Kërnaja.
Lojtari, i rritur në akademinë e Portos dhe pjesë e përfaqësueseve të moshave të Portugalisë, iu bashkua me shumë bujë ekipit korçar në janar të vitit 2025. Estrela ndihmoi Skënderbeun të siguronte ngjitjen në elitë dhe më pas u shndërrua në një nga liderët e skuadrës në sezonin e kaluar në Superiore.
“KORÇA BOOM”
















