FLET Drejtori Sportiv Ardi Gjançi: Ja çfarë do të bëjë klubi me të huazuarit dhe të rinjtë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Tashmë kanë nisur ethet për përgatitjen e ekipit të Skënderbeut në këtë sezon të ri. Janë disa drejtime ku po punohet, por ajo që tërheq më shumë vëmendje është çështja e futbollistëve të huazuar dhe e lojtarëve të rinj të dalë nga akademia, të cilët janë cilësuar si të talentuar dhe me potencial për të qenë pjesë e skuadrës së parë.
Shtatë prej këtyre lojtarëve vijnë nga ekipi i të rinjve (U-19), të cilët kanë kaluar tashmë moshën për të qenë pjesë e kësaj grupmoshe. Për këtë situatë, ka reaguar drejtori teknik i korçarëve, Ardi Gjançi, i cili ka sqaruar:
“Të gjithë të huazuarit do të rikthehen te ekipi, po ashtu edhe lojtarët që vijnë nga U-19. Kur i kemi huazuar, kemi lënë një klauzolë që i lejon klubit t’i rikthejë menjëherë në momentin që Skënderbeu i kërkon për t’i afruar në ekip. Është klubi që vendos se ku do të aktivizohen. Asnjë prej tyre nuk do të jetë jashtë planeve tona.”
Kështu, edhe pse deri më tani nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me lojtarët, situata bëhet më e qartë dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që janë rritur me Skënderbeun dhe kanë potencial për të qenë pjesë aktive e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
