top of page

Hati surprizon Grida Dumën: Më puthe në ballë kur kandidoje për kryetare bashkie

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Fenomeni i rrjeteve sociale, Hatixhe Brika ishte e ftuara e radhës në podcastin e Grida Dumës. Çuditërisht, Hati përmendi një kujtim nga fëmijëria e saj që kishte të bënte pikërisht me autoren e podcastit.


E pyetur nga Duma se si e ka raportin me politikën, Hati përgjigjet me sinqeritet:


“Shumë keq. Nuk ndjek politikë fare.”


Por menjëherë pas kësaj, ajo e befason Gridën me një kujtim të hershëm nga fëmijëria:

“Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.”


Grida Duma, e surprizuar nga kujtesa e detajuar e Hati-t, buzëqesh dhe i përgjigjet me humor:


“Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.”


Një moment i ngrohtë që ktheu pas në kohë jo vetëm Dumën, por edhe publikun, duke e bërë bisedën mes tyre një nga episodet më njerëzore e të sinqerta të podcastit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page