I futën ish-in në shtëpi/ Brikena i kthehet ashpër produksionit: Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 2 min read
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit live të Big Brother VIP, në shtëpi u prezantuan tre banorë të rinj. Njëri prej tyre ishte Mateo, i cili u prezantua si ish-i i Brikenës.
Banorët e rinj nuk u bashkuan menjëherë me banorët aktualë, pasi produksioni vendosi që ata të qëndronin në një dhomë të izoluar.
Detyra e tyre ishte të zgjidhnin tre nga banorët aktualë për t’u dhënë imunitet në televotimin e radhës. Këta tre banorë do t’u bashkoheshin më pas banorëve të rinj në dhomën e izoluar.
Në momentin që banorët e rinj u shfaqën në ekranin e madh, Brikena reagoi e habitur kur pa Mateon.
Ajo deklaroi se e njihte dhe se kishte shkëmbyer me të disa mesazhe rreth tre vite më parë, por mohoi kategorikisht të kishte pasur ndonjë lidhje me të. Ndryshe nga ajo, Mateo pretendoi se mes tij dhe Brikenës kishte ekzistuar një marrëdhënie sentimentale.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Mateo zgjodhi Brikenën si një nga banoret për t’i dhënë imunitet, duke e futur kështu në të njëjtën dhomë me banorët e rinj. Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Brikenës, e cila shpërtheu ndaj produksionit, duke e akuzuar se po përdorte një “lojë të pisët” për t’i dëmtuar imazhin.
“Unë nuk dua të shkoj! Dhe të them të drejtën po e kuptoj pak a shumë me çfarë qëllimi ka hyrë Mateo, edhe nuk jam fare dakort me produksionin që mundoheni të beni lojëra të tilla vetëm duke u munduar të sillni një person që e kam njohur jashtë dhe nuk ka patur asgjë më shumë, duke u munduar të nisni dicka për të më prishur imazhin, kështu që nuk jam fare dakort dhe nuk dua të shkoj atje! S’ka shance! Edhe nuk jam fare fare dakort me produksionin për një gjest të tillë!”
Megjithatë, pas përpjekjeve të moderatorit Ledion Liço për ta qetësuar dhe për ta bindur se nga ana e produksionit nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq, Brikena pranoi situatën dhe u fut në dhomën e izoluar bashkë me banorët e rinj.
“KORÇA BOOM”
















