top of page

JAVA E 4/ Skënderbeu pret Tiranën në Korçë. Ja kur luhet, dita dhe ora. Përballjet e tjera…

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pas tre javëve të para Skënderbeu për herë të parë do të rikthehet të luajë në shtëpi dhe është dita e pemte starti i stadiumit “Skënderbeu” në ligën superiore. Themi këtë pasi vetëm në javën e 4-t bardhekuqtë do të presin në shtëpi Tiranën dhe tashmë kjo javë është përcaktuar që do të startojë me përballjen Skënderbeu-Tirana, takim që do të luhet më 11 shtator dhe do të startojë në orën 18:30.


Ndërkohë që të premte luhet vetëm një ndeshje, të shtunën do të luhen dy të tjera, kun ë orën 16:00 do të kemi derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo dhe më 18:30 në Durrës vendasit presin Vorën.


Ditën e dielë, luhen 2 ndeshjet e fundit, Laçi-Vllaznia dhe Elbasani-Egnatia.


Me pak fjalë java e katërt kthen në shtëpi për herë të parë në këtë sezon Skënderbeun që ndaj Tiranës ka vetëm një alternativë fitoren dhe sigurisht që do të jetë nga ato përballje që pritet të kemi një stadium të tejmbushur, ku “Ujqërit” do të jenë “lojtari” numër 13-të në këtë ndeshje.

 

Java 4


E PREMTE 11 shtator

Skënderbeu – Tirana ORA 18:30


E SHTUNË 12 shtator

Partizani – Dinamo City ORA 16:00

Teuta – FK Vora ORA 18:30


E DIELË 13 shtator

KF Laçi – Vllaznia ORA 16:00

AF Elbasani – Egnatia ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page