top of page

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.


Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.


Për momentin nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes, por në paraqitjen e dorëheqjes mësohet që ajo të ketë thënë se "do të ndjekë karrierën e saj akademike".

Evis Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në momentin e prezantimit të saj, Rama e vendosi theksin te profili profesional dhe akademik ndërkombëtar i Salës, e cila vinte në qeveri pas një karriere të gjatë në institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë.


Sala është mjeke radiologe dhe ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë./voxnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page