top of page

Kartoni i kuq nuk ia “zbeh” fitoren Teutës, ekipi i Edlir Tetovës “shkel” edhe Skënderbeun mes Durrësit dhe nis shkëputjen në krye

12 hours ago
1 min read

Teuta 2-0 Skënderbeu

(Kallaku 15', Pedro 30')


Teuta ka mposhtur Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të durrsakëve.


Dy golat u shënuan në pjesën e parë, me Sherif Kallakun që kaloi vendasit në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 16-të, përpara se Pedro të dyfishonte në të 32-tën.


Skënderbeu pati shanset e veta për t’u rikthyer në lojë dhe në minutën e 60-të vjen mundësia e “artë” për të ngushtuar shifrat. Mirëpo, Bismark tregohet i pasaktë duke humbur penalltinë. Edhe pse Zenullari gjen rrugën e rrjetës pasi topi kthehet në zonë, arbitri Jorgji e anuloi për shkak të pozicionit më të avancuar të lojtarit.


Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, pas daljes me të kuq të Boçit në minutën e 74-të, Teuta arriti të menaxhojë rezultatin duke dalë nga fusha me tre pikët e plota. Në këto momente, ekipi durrsak mban kryesimin me 16 pikë, 4 më shumë se Egnatia dhe Dinamo. Ndërsa në anën tjetër, Skënderbeu vijon në “ujëra të turbullt”, vendi i parafundit me 3 pikë.


“Abissnet Superiore”: Java 6


Stadiumi: “Niko Dovana”


Arbitër kryesor: Enea Jorgji



FORMACIONET ZYRTARE:


TEUTA: Bernandoni; Fangaj, Zogos, Jazxhi, Boçi, Toli, Mala, Maçolli, Arifi, Kallaku, Pedro. Trajner: Edlir Tetova.


SKËNDERBEU: Alia; Vamgjeli, Lagonidis, Amadu, Grazhdani, Janaqi, Drame, Musa, Diallo, Nasr, Bismark. Trajner: Julian Ahmataj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page