top of page

Kategoria e Parë/ Java e 13-të luhet të premten dhe të shtunën. Skënderbeu pret Lushnjen, Laçi luan në transfertë me Kastriotin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor. Të premten janë programuar dy ndeshje, Besa-Korabi në orën 13:30 dhe Skënderbeu-Lushnja në orën 15:30.


Katër takimet e tjera të javës së 13-të do të luhen të shtunën. Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi.


Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë. Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të zhvillohen në orën 13:30. 


Kategoria e Parë, java 13

Besa – Korabi                28.11.2025 13:30

Skënderbeu – Lushnja  28.11.2025 15:30

Pogradeci – Iliria           29.11.2025 13:30

AF Luftëtari – Apolonia  29.11.2025 13:30

Kukësi – Burreli             29.11.2025 13:30

Kastrioti – KF Laçi         29.11.2025 13:30

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page