Liçi, ose ndryshe “ujku i dëborës”…!
- Jun 21, 2023
- 1 min read
Nëse ka një futbollist korçar me grintë të jashtëzakonshme padiskutim që ky quhet, Gentjan Liçi
Askush nuk e harron emrin e madh të futbollistit korçar, Gentjan Liçi. Sot është 51 vjet, por asnjëherë nuk e ka ndarë mendjen dhe zemrën, pasi e ka lidhur me fushën.
Gentjanin sot e gjen sërish në fushë si zv/trajner prej shumë e shumë vitesh, por Liçi do të mbahet mend për vitet që ka qenë futbollist.
Karrierën e tij e nisi me Skënderbeun në të gjitha moshat, për të luajtur me emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar, si, Tirana, Partizani, Besëlidhja, apo edhe Flamurtari e për tu rikthyer në shtepi, ku sigurisht me fanelën e Skënderbeut, Gentjanin të gjithë e cilësojnë si “ujkun e dëborës”.
Futbollist që ka pasur një grintë të jashtëzakonshme që rrallë lojtarë e kanë në fushë. Një futbollist me shumë peshë dhe që jo më kot pati një karrierë vërtet të madhe në futboll.
Pak ditë më parë pjesë e veteranëve në fushë ishte edhe Gentjan Liçi, që edhe pse sot është 51 vjet, sërish u pa si në rininë e tij edhe pse kishte mbi supe moshën e tij jo të vogël.
Sot, Gentjani edhe zv/trajner i Skënderbeut dhe stafetën e tij ja ka lënë djalit të tij, Dean Liço, me shpresën që Deani t’ia kalojë babait të tij edhe pse e ka të vështirë.
I madh je, Gentjan Liçi dhe faleminderit që i ke dhënë kaq shumë këtij Skënderbeu. Je vërtet siç të njohin në Korçë, “Ujk”.
















