Miqësorja që ndryshoi gjithçka: Aarflot firmos me Skënderbeun
top of page

Miqësorja që ndryshoi gjithçka: Aarflot firmos me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Tashmë mund të thuhet zyrtarisht se skuadra e Skënderbeut ka finalizuar afrimin e radhës në këtë merkato dimërore. Bëhet fjalë për futbollistin norvegjez Elias Aarflot, i cili do të jetë pjesë e ekipit korçar.


Aarflot prej disa ditësh ishte duke u stërvitur me Skënderbeun dhe pritej vendimi përfundimtar nga stafi teknik. Duket se gjithçka u vendos pas ndeshjes miqësore ndaj ekipit të Devollit, ku korçarët fituan falë dy golave të shënuar pikërisht nga sulmuesi norvegjez.


Paraqitja bindëse e Aarflot dhe efikasiteti para portës kanë bindur stafin teknik, duke e bërë atë një alternativë më shumë në repartin ofensiv të Skënderbeut për vazhdimësinë e sezonit.

"KORCA BOOM"


bottom of page