top of page

“Më përndoqi prej 5 vitesh”/ Ndjekësit fajësojnë Bora Zemanin pas deklaratës së Beatrix

  • 18 hours ago
  • 2 min read

Disa postime të Beatrix Ramosajt në Instagram kanë ngjallur sërish diskutime rreth një prej historive më të komentuara të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.


Këngëtarja ka pretenduar se prej më shumë se pesë vitesh përndiqet dhe ngacmohet nga një person, i cili sipas saj ka krijuar qindra profile false në rrjetet sociale.


Beatrix ka bërë të ditur se personi në fjalë nuk është kufizuar vetëm te kontaktimi i saj, por ka tentuar të marrë informacione edhe përmes njerëzve të afërt.


“Mbi 200 llogari false. Duke kontaktuar familjen time, miqtë e mi dhe madje edhe njerëz që thjesht i ndjek, duke u përpjekur të marrësh informacione për mua”, shkroi ajo.


Fakti që këngëtarja përmendi një periudhë prej më shumë se pesë vitesh bëri që në rrjet të riktheheshin menjëherë aludimet për historinë e saj me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, e cila u kthye në një nga temat më të diskutuara gjatë BBVA.

Por Beatrix nuk ka lënë vend për interpretime të tilla dhe ka reaguar drejtpërdrejt ndaj atyre që e lidhën postimin me historinë e “Big Brother”.


“Jo ata që po përpiqen ta kthejnë këtë në dramë Big Brother-i. Interpretimi është i çmendur”, shkroi këngëtarja.


Më tej, ajo e bëri edhe më të qartë se personi për të cilin po fliste nuk ka asnjë lidhje me reality show-n.


“Po flas për NJË person që më përndjek dhe më ngacmon prej më shumë se 5 VITESH përmes qindra llogarive false, duke kontaktuar familjen dhe miqtë e mi. NUK KA ASNJË LIDHJE ME BIG BROTHER-IN!!”, sqaroi Beatrix.


Këngëtarja nuk ka bërë publik identitetin e personit që pretendon se e përndjek. Për këtë arsye, pavarësisht aludimeve që qarkulluan në rrjet dhe rikthimit të emrit të Bora Zemanit në diskutim, Beatrix i ka mohuar qartësisht këto lidhje.

“KORÇA BOOM”

bottom of page