top of page

Parashqevi Simaku: Durimi ka një kufi, le të flasin, le të urrejnë por unë e di kush jam…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 2 min read

Këngëtarja Parashqevi Simaku e cila prej kohësh ka qenë pjesë e lajmeve të mediave rozë për historinë e saj të trishtë. Ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku hedh poshtë shumë aludime që janë bërë për të në media të ndryshme sipas saj nga persona që ‘janë hequr sikur e kanë ndihmuar’.


Postimi i plotë i Parashqevi Simakut në Facebook:


Nuk e kisha ndërmend të reagoja, por edhe durimi ka një kufi. Ka njerëz që mbajnë brenda vetes kaq shumë mllef, sa kërkojnë çdo mënyrë për ta hedhur atë helm mbi dikë tjetër, dhe shpesh zgjedhin mua. Më sulmojnë aty ku mendojnë se do të më dhembe më shumë, me fjalë të ulëta, me mallkime, me shpifje që s’ua uroj asnjë njeriu.


Sajojnë histori dhe shpifje sikur e dinë jetën time, sikur kanë qenë pranë meje në ditët më të vështira. Por ajo që thonë tregon më shumë për ta sesa për mua. Kur dikush nuk ka asnjë gëzim, asnjë qëllim, asnjë arritje, e vetmja gjë që i mbetet është të derdhë vrer mbi të tjerët.


Më vjen keq për ta. Duhet të jetë e trishtë të zgjohesh çdo ditë me zemër të mbushur me urrejtje dhe të kalosh kohën duke ofenduar të tjerët. Një jetë pa dritë, pa paqe, pa dashuri.


Por dua ta them qartë: asnjë fjalë e tyre nuk mund të më thyejë. Po të dinin çfarë kam kaluar, do ta kuptonin që komentet e tyre janë thjesht zhurmë, dhe zhurma nuk rrëzon askënd. Kam përballuar stuhi që do t’i kishin shkatërruar ata që sot më mallkojnë.


Le të flasin. Le të shpikin. Le të më urrejnë. Unë e di kush jam, e di sa vlej dhe e di që nuk bie nga fjalët e atyre që nuk kanë asgjë tjetër për të dhënë veç urrejtje.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page