RENDITJA E SUPERIORES/ Vetëm Egnatia me pikë të plota! Skënderbeu në vendin e fundit
- 16 hours ago
- 1 min read
Dueli mes Dinamos dhe Elbasanit uli siparin e javës së tretë në Kategorinë Superiore ku u shënuan në total plot 19 gola. Spikasin fitoret në transfertë të Partizanit dhe Teutës, ndërkohë që Tirana, Egnatia dhe Dinamo, arritën të arkivonin 3 pikë si skuadra pritëse.
Për sa i përket renditjes, pas 3 javëve të luajtura, vetëm kampionët në fuqi të Egnatias kanë arritur të sigurojnë pikë të plota, teksa bie në sy nisja e dobët e dy pretendentëve si Elbasani dhe Vllaznia, që pas 3 javësh ndodhen në zonën e ftohtë të mbijetesës.
Kujtojmë që të dyja skuadrat sezonin e shkuar luftuar deri në fund për titullin kampion, ndërkohë që ky edicion ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Tabela mbyllet nga Skënderbeu me 1 pikë, ndërkohë që vendi i dytë mbahet nga Teuta e Edlir Tetovës me 7 pikë.
Java 3
TË PREMTE
Egnatia – Skënderbeu 2-1
DJE
KF Laçi – Teuta 1-3
Vllaznia – Partizani 2-3
SOT
Tirana – FK Vora 4-0
Dinamo City – AF Elbasani 2-1
“KORÇA BOOM”
















