Xhamajkani Zhordan Fleçer dërgon kontratën të firmosur. Filluan procedurat e vizës
- Korca Boom
- Jul 11, 2023
- 1 min read
Xhamajkani Zhordan Fleçer ka dërguar kontratën e re të firmosur në klub dhe tashmë pritet vetëm udhëtimi i tij drejt Shqipërisë.
Janë procedurat e zakonshme të vizës apo procedurave që ka shteti xhamajkan ato që tashmë do të jenë vonesa e vetme e futbollistit në fjalë për të mbërritur në qytetin juglindor.
Ka disa ditë që Fleçer e ka mbyllur me Skënderbeun, por për të gjithë fansat e “Korça Boom” mësohet se ka mbërritur në klub edhe kontrata zyrtare që e lidh tashmë futbollistin me Skënderbeun.
Në fakt, Gvozdenoviç mezi e pret sulmuesin ne fjalë për vetë faktin se sipas serbit grupi duhet të plotësohet sa më parë të jetë e mundur.
Fletcher është një çështje e mbyllur tashmë për Skënderbeun dhe ky është një tjetër lajm i mirë për skuadrën bardhekuqe.
