ZYRTARE/ Ish-Ylli i Skënderbeut firmos te klubi i ri, rikthim i bujshëm pasi në Superiore kërkoi pagë rekord
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Peter Olainka është zyrtarisht lojtar i APOEL. Për ish-lojtarin e Skënderbeut, është një rikthim i bujshëm në Qipro pas rreth 13 vitesh ku si talent provoi eksperiencën e parë me Jenicami.
Nigeriani u prezantua dje nga APOEL me një video përmes rrjeteve sociale. 30-vjeçari ishte po ashtu pranë Karagumruk në Turqi, por asgjë nuk u finalizua.
Olainka do duhet të fitojë formën e tij, ndërsa prej katër muajsh ishte pa ekip. Në Superiore mbahet mend për eksperiencat me Bylisin dhe Skënderbeun. Për të nuk pati rikthim në Superiore, ndërsa u raportua se kërkon një pagë rekord në krahasim me shifrat që përfitohen aktualisht./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”



















