Zyrtare! Pogradeci cakton datën e startit, sytë nga merkatoja për përforcimet e para
- 3 hours ago
- 1 min read
Ekipi i Pogradecit ka zyrtarizuar datën e nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Klubi liqenor ka bërë të ditur se stërvitja e parë do të zhvillohet më 10 korrik.
Një ditë më pas, skuadra nën drejtimin e trajnerit Emiliano Çela dhe ndihmësit të tij Bekim Kuli do të zhvillojë prezantimin e parë me grupin e lojtarëve që kanë mbetur nga sezoni i kaluar.
Interes të veçantë pritet të ketë edhe merkatoja, pasi tifozët presin të mësojnë emrat e futbollistëve të parë që do t’i bashkohen skuadrës për sezonin e ri. Klubi pritet të bëjë lëvizjet e para në ditët në vijim, me synimin për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues.
“KORÇA BOOM”
















