Ja si do të jetë moti këtë të premte 14 shkurt 2025!
- Korca Boom
- Feb 14
- 2 min read
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.
Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar. Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900 metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15 m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 0 deri 11°C
Në zonat e ulëta 6 deri 16°C
Në zonat bregdetare 7 deri 16°C
On Friday, February 14, 2025, our country will continue to experience unstable weather, with cloudy conditions and occasional clear spells, mainly along the Western Lowlands from midday and partially in the afternoon.
Intermittent rain showers are expected from the early hours of the day, initially in the extreme north and south, where rainfall intensity may reach moderate levels, accompanied by thunderstorms. In other parts of the territory, rainfall will be of low intensity, occasionally reaching moderate levels locally. In the Alps and eastern mountainous areas above 700-900 meters, light snowfall is expected.
The wind will blow from the south-southeast at speeds of up to 8 m/s, while in valleys and coastal areas, mainly from the southwest, reaching speeds of up to 15 m/s, causing sea waves of 2-3 on the Beaufort scale.
“KORÇA BOOM”


















