top of page

Zamira kita dhe eva alikaj bashkohen në ditën ndërkombëtare të poezisë u bënë pjesë e një bisede në

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

Në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë studentë, pedagogë, si dhe alumni i Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e një bisede të organizuar në këtë kuadër.Të ftuar ishin aktoret e mirënjohura të teatrit dhe filmit shqiptar, të cilat kanë ndarë me pjesëmarrësit përvojën dhe ngjarje nga veprimtaria e tyre artistike.Drejtorja e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, Korçë njëkohësisht dhe e Qendrës së Artit dhe Kulturës, znj. Zamira Kita vlerësoi studentët për angazhimin dhe qasjen e tyre ndaj  librit, kryesisht në gjininë e poezisë dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit që drejton për të mbështetur të rinjtë e talentuar të qytetit.Ndërsa, aktorja Eva Alikaj ka ftuar  pjesëmarrësit në shfaqjen, që e ka sjellë atë për herë të parë në një bashkëpunim me Teatrin e Korçës.Gjatë veprimtsrisë, Zamira Kita dhe Eva Alikaj iu bashkuan studentëve në interpretimin e poezive të ndryshme.

bottom of page