top of page

11 Dhjetori, Ditë për Male dhe Akullnajat – Mesazhi i Studentëve të Universitetit ‘Fan S. Noli

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Sot, 11 Dhjetori, shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve, një ditë që nxit ndërgjegjësimin për rëndësinë e maleve dhe ekosistemeve që ato mbajnë. Për këtë vit, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur akullnajat si kryefjalë, duke theksuar rolin jetik që këto rezervate të mëdha të akullit dhe borës luajnë për mjedisin dhe komunitetet lokale.


Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” nga Mali Ivan, 1768 metra i lartë, përcjellin mesazhin e kësaj dite: akullnajate janë shumë më tepër se peizazhe të ngrira. Ato përbëjnë një burim jetik për jetën në male, linja shpëtimi për ekosistemet dhe një mburojë natyrore për komunitetet që varen prej tyre.


Kjo ditë na kujton se mbrojtja e maleve dhe e akullnajave nuk është thjesht një çështje estetike, por një domosdoshmëri për ruajtjen e jetës, biodiversitetit dhe burimeve të ujit që ato ofrojnë. Ruajtja e tyre është përgjegjësi globale dhe një hap i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së planetit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page