top of page

150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia do të jenë në Korçë më 24, 25 dhe 26 tetor, për edicionin e parë të “Lulu Fest”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 22
  • 1 min read

150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia do të jenë në Korçë më 24, 25 dhe 26 tetor, për edicionin e parë të “Lulu Fest”!


Ky është edicioni i parë i një festivali që e kemi konceptuar me dashuri dhe respekt të veçantë për traditën korçare, por edhe me një vizion të qartë për të ardhmen kulturore të qytetit.


“Lulu Fest” mban këtë emër në nder të Lulushit, artistit të madh korçar, një prej talenteve më të spikatura në artin frymor shqiptar, i cili ka tejkaluar kufijtë e qytetit e të vendit me artin dhe pasionin e tij. Festivali frymëzohet gjithashtu nga banda historike “Vatra”, që ka qenë simbol i kulturës muzikore korçare mbi një shekull më parë, një trashëgimi që sot duam ta ringjallim me brezat e rinj.


Gjatë tri ditëve të festivalit, do të zhvillohen masterclasse me instrumentistë e dirigjentë nga Shqipëria dhe jashtë saj, do të ketë workshope me të rinjtë e shkollës së muzikës, si dhe performanca të shumta në rrugët e qytetit dhe në sheshin qëndror.


Momenti kulmor do të jetë koncerti i madh në fund të festivalit, kur të gjithë artistët, vendas e të huaj, do të interpretojnë së bashku veprën “Dua më shumë Shqipërinë”, një mesazh dashurie, bashkimi dhe krenarie për vendin tonë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page