top of page

AKSIDENT i trefishtë në vend/ Njëra nga makinat përmbyset në mes të rrugës

1 minute ago
1 min read

Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në hyrje të autostradës në Durrës, pak metra pas urës së Shkozetit.


Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë saqë njëra prej makinave ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës, duke krijuar një situatë të vështirë për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segment.


Si pasojë e aksidentit, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar vështirësi për automjetet që dalin nga Durrësi dhe ato që synojnë të hyjnë në autostradë.


Forcat policore dhe grupi hetimor priten të mbërrijnë në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe dokumentimin e ngjarjes. Shkaqet e përplasjes dhe rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t'u sqaruar./ Oranews.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page