Aksident pranë Biranjit, makina përplaset me zetorin dhe të dy mjetet dalin nga rruga
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Biranj. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, një automjet është përplasur me një mjet bujqësor (zetor).
Si pasojë e goditjes së fortë, të dyja mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar jashtë korsisë së kalimit.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa mjeti bujqësor ka mbetur i dëmtuar pranë anësorës së rrugës.
Në vendngjarje janë grumbulluar banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit për t'u ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aksident.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.
“KORÇA BOOM”
















