188 DITË NË MES TË OQEANIT/ Historia e gruas që pandemia e detyroi të jetojë mes ujit
- Korca Boom
- Sep 22
- 2 min read
Gulia Baçosi, një kuzhiniere italiane, u nis për një udhëtim tre mujor me anije, por pandemia e la të izoluar në det për 188 ditë, mes sfidave ekstreme dhe pa kontakt me të dashurit. Pesë vite më vonë, ajo vijon jetën në det, e transformuar nga përvoja por e dashuruar me oqeanin.
Në natën e Vitit të Ri 2019, Giulia Baçosi, një 31-vjeçare italiane, mori një telefonatë që do t’i ndryshonte jetën.
Në vend që të fillonte një punë të re në Siçili, ajo pranoi një ofertë për të punuar si kuzhiniere në një anije mallrash që transportonte rum dhe vaj ulliri nga Evropa drejt Amerikës Qendrore.
Udhëtimi parashikohej të zgjaste tre muaj, por pandemia globale e Covid-19 e zgjati atë në mënyrë të paparashikueshme.
Pas një ndalese në Ishujt Kanarie, ku ekuipazhi shpëtoi 16 migrantë që ishin në rrezik për jetën në det, anija Avontuur vijoi rrugëtimin drejt Karaibeve.
Ndërkohë, bota filloi të mbyllej për shkak të pandemisë. Portet dhe aeroportet u mbyllën, dhe ekuipazhi mbeti i izoluar në det për muaj të tërë, pa asnjë mundësi për të zbarkuar ose për t’u kthyer në shtëpi.
“Nuk dija asgjë për njerëzit e mi”, kujton Giulia. “Doja të flisja me mamin, me gjyshen, me të dashurin ti, por isha në mes të oqeanit dhe as telefoni nuk punonte.”
Ata mund të komunikonin vetëm një herë në ditë përmes një emaili satelitor me selinë në Gjermani.
Kushtet në bord u vështirësuan me kalimin e kohës: furnizimet u pakësuan, energjia dhe karburanti gjithashtu.
Megjithatë, Giulia dhe pjesa tjetër e ekuipazhit gjetën mënyra për të ruajtur ekuilibrin mendor dhe emocional përmes artit, muzikës dhe solidaritetit.
Pas 188 ditësh në det, në korrik 2020, Avontuur më në fund mbërriti në portin e Hamburgut në Gjermani.
Pavarësisht vështirësive, për Giulia kjo përvojë ishte transformuese.
Sot, pesë vite më vonë, ajo vazhdon të jetojë dhe punojë në det aktualisht në një anije pranë brigjeve të Groenlandës.
“KORÇA BOOM”



















