38-vjeçari ndërron jetë në spital, ja çfarë zbuluan mjekët
- 8 hours ago
- 1 min read
Një 38-vjeçar nga Berati ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesën e tij.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Barrikadë”, ku familjarët kanë gjetur 38-vjeçarin në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën.
I riu është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë rreth dy orë pas mbërritjes në spital.
Sipas të dhënave paraprake të autopsisë mjeko-ligjore, në trupin e 38-vjeçarit janë konstatuar substanca helmuese.
Nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e plotë të vdekjes.
Materialet e rastit do t’i nënshtrohen hetimit të mëtejshëm, me qëllim sqarimin e mënyrës se si janë konsumuar substancat helmuese dhe të rrethanave që kanë çuar në humbjen e jetës së 38-vjeçarit.
“KORÇA BOOM”
















