top of page

A po kalon një krizë çifti më i famshëm turk? Ja e vërteta për Burak dhe Fahriyen, çfarë ndodh realisht në martesën e tyre

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 27, 2025
  • 1 min read

Prej disa ditësh, mediat turke u mbushën me spekulime se martesa mes aktorit Burak Özçivit dhe aktores Fahriye Evcen po kalonte një krizë serioze, duke nxitur thashetheme dhe diskutime të pafundme në rrjetet sociale. Fansat e çiftit, i cili konsiderohet një ndër më të ndjekurit në kinemanë turke, nisën të pyesin hapur se çfarë po ndodhte me marrëdhënien e tyre.


Megjithatë, aktori i serialit të njohur “Kuruluş Osman” vendosi të reagojë publikisht, duke mos e lënë situatën të mbetej në spekulime. Përballë gazetarëve, Özçivit u shfaq i nervozuar dhe i prerë në fjalë:“Janë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Jemi lodhur tashmë nga këto lajme të pabaza.”


Ky reagim i fortë vendosi t’i japë fund të gjitha aludimeve dhe bëri të qartë se marrëdhënia e tij me Fahriyen nuk është aspak në krizë. Çifti, i cili është së bashku prej vitesh dhe shpesh konsiderohet si një prej më të dashurve të publikut turk, vijon jetën e përbashkët normalisht, pavarësisht se mediat herë pas here shpërndajnë spekulime pa bazë.


Fansat e tyre shprehen se e vlerësojnë sinqeritetin e çiftit dhe reagimin e Özçivit, duke e parë këtë si një tregues se dashuria e tyre mbetet e fortë. Çifti vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbizit turk, ndërkohë që jetojnë privatësinë e tyre larg thashethemeve.


“KORÇA BOOM”


bottom of page