top of page

“A po më dëgjon?” Shakira mesazh të qartë Dua Lipas

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka surprizuar fansat me deklaratën e saj të fundit, duke zbuluar se do të dëshironte të realizonte një bashkëpunim muzikor me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.


Artistja e njohur e bëri këtë koment gjatë pjesëmarrjes në podcastin e vlogeres së famshme Lele Pons, ku u pyet se me cilin artist do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.


“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, tha Shakira me entuziazëm.


Deklarata e saj u prit me entuziazëm edhe nga Lele Pons, e cila e cilësoi këngëtaren shqiptare si “të mrekullueshme”.


Shakira nuk kurseu vlerësimet për Duan, duke shtuar: “Ajo është e jashtëzakonshme”.


Një bashkëpunim mes dy prej artisteve më të suksesshme të muzikës pop do të ishte padyshim një nga projektet më të shumëpritura për fansat në mbarë botën. Të dyja kanë ndërtuar karriera ndërkombëtare të jashtëzakonshme dhe numërojnë miliarda dëgjime në platformat muzikore.


Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim nëse një bashkëpunim i tillë është në plan, por deklarata e Shakirës ka ngjallur menjëherë interes dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page