Afro 5 kg dr*gë nga Amerika për ta shitur në Shqipëri, publikohet emri i 20-vjeçarit të arrestuar
- 6 minutes ago
- 1 min read
Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin policor të koduar “Delivery”.
Në kuadër të këtij operacioni, pas një hetimi të kryer për rastin, u bë i mundur identifikimi i shtetasit Dorian Sinani 20 vjeç, banues në Bathore, si porositës i pakos me 4 kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, e dyshuar se ishte trafikuar nga SHBA-ja. Në vijim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
Pakoja, e cila përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Lajmi i fundit
"KORÇA BOOM"
















