top of page

Amnistia e re penale, hapet rruga e lirimit për qindra të dënuar

  • Jun 8
  • 1 min read

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektligjin për amnistinë penale, duke zbardhur edhe kategoritë e përfituesve nga kjo nismë.


Sipas tij, nga amnistia pritet të përfitojnë 380 persona me lirim të menjëhershëm, ndërsa 900 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.


Gogu theksoi se nga ky projektligj përjashtohen plotësisht të dënuarit për korrupsion, krim të organizuar si dhe rastet që janë në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion.


“Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti”, deklaroi ministri.


Sipas tij, këto tre shifra përmbledhin edhe filozofinë e projektligjit të propozuar.

"KORCA BOOM"


bottom of page