top of page

Arrestohen dy të kërkuar për drogë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve u arrestuan nga Policia e Tiranës.


Forcat e Posaçme Operacionale, arrestuan një 41-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burgim për këtë vepër penale.


Gjithashtu u kap edhe një 38 vjeçar, dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.


"Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:


-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;


-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim”, njoftoi policia./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page