top of page

Arrestohet reperi i njohur, Gjesti!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.


Sipas Policisë, ai u ndalua rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”. Pas arrestimit, Gjesti është marrë në pyetje nga policia.


Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në qeli për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page