Basha në SPAK për 21 janarin, Klodiana Lala zbulon detaje: Të angazhuar edhe ekspertë të huaj!
- Korca Boom
- Oct 30, 2025
- 1 min read
Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se Lulzim Basha është paraqitur në SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, që po hetohen nga kjo prokurori.
Lala shprehet Basha është thirrur mbi bazën e një fletëthirrjeje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton demonstratën e dhunshme të udhëhequr nga opozita e asaj kohe, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
“Në kohën e ngjarjes, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, ku Garda e Republikës hapi zjarr ndaj demonstruesve, duke shkaktuar viktimat.
Ai është thirrur për të dhënë informacion mbi dinamikën e atyre orëve të tensionuara dhe për të sqaruar nëse ka pasur urdhër për veprimet e Gardës.
Hetimi i SPAK-u është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA, si dhe raportimeve të gazetarit Artan Hoxha dhe të afërmve të viktimave.
Prokuroria po heton rolin e zyrtarëve të lartë gjatë demonstratës, duke përfshirë edhe funksionarët e Gardës dhe personat që ndodheshin në Kryeministri.
Në vazhdën e hetimeve, ekspertë të huaj do të kryejnë një rianalizim të predhave, për të përcaktuar saktësisht origjinën dhe përdorimin e tyre gjatë ngjarjes.”-tha Lala./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















