top of page

“Ti gënjen për Ramazan”, Balla përplaset në Kuvend me Gazment Bardhin (Replikat)

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Kreu i Grupit Parlametar i PD-së, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar kryeparlamentarit, Niko Peleshi që të përfshijë si pjesë të seancës raportin Këshillit të mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.


“Më 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin.


Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente. Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim.


E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin”, tha Bardhi.


Nga ana tjetër, kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla u shpreh s qëndrimi i tyre ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sipas tij, Bardhi po gënjen edhe në muajin e Ramazanit dhe se ai s’ka lidhje me besimin.


“Dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti. Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit.”, tha ai ndër të tjera./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page